Ura e zogut mbi Lumin Mat u soll sërish në vemendje nga aktivistet e Shoqërisë Civile, por kësaj here në një mënyre krejt të veçantë.Pranë këtij monumenti kulture i cili rrezikon shembjen e plotë u organizua një aktivitet artistiko-kultror, përmes përformances së artistit të njohur Denis Bizhga.

Kitaristi Bizhga luajti pjesë të ndryshme muzikore, ndërsa të pranishmit mes të cileve dhe princ Leka folen mbi vlerat e Urës së Zogut, duke bere thirrjen për ndërhyrje sa më të shpejte për shpëtimin nga shembja e plotë.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog dhe në vitin 1999, Ministria e Kulturës do ta njihte zyrtarisht si monument kulturor e historik, duke e marrë në mbrojtje.Projekti i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpëtimin e këtij monumenti nuk ka nisur ende zbatimin, pasi nuk janë përmbyllur ende proçedurat e tenderimit.

Artikulli paraprakNIS EDICIONI I 7-të I FESTIVALIT “ZA FEST”
Artikulli tjetërPEDONALJA E MOLOS, PROBLEM MOTOÇIKLETAT