Në sallën e koncerteve “Gjon Kapidani”, nxënësit e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” në Shkodër organizuan këtë të martë një koncert me instrumentet e tunxhit. Të përgatitura me mjeshtëri nga profesori i kësja shkolle, Qamil Gjyrezi, këta nxënës sollën për disa minuta një atmosferë të veçantë me talentin e tyre.
Sipas drejtorit të shkollës “Prenkë Jakova”, Anton Kaftalli, ky është njëri prej dy koncerteve që është programuar nga sektori i tunxhit, i cili rastësisht kombinon edhe me ratin e festave të funvitit. Ndërkohë, të gjitha sektoret kanë koncerte të veçanta, të cilat kanë përkujdesjen e profesorëve të shkollës.
Nxënësit e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” herë pas here përgatisin koncerte të ndryshme. Në këtë koncert të tunxhit nxënësit sollën pjesë të ndryshme nga emra të njohur të muzikës.