Në teatrin “Migjeni” në Shkodër do të zhvillohet koncerti me kangë popullore nga kompozitorët Hasan Preza dhe Paulin Pali. Në skenë do të ngjiten emrat më të njohur të muzikës qytetare shkodrane. Nën kujdesin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili ky koncert do të vijë si një buqetë aromatike për qytetarët shkodranë në këto ditë pranvere. Jo vetëm si këngëtar po edhe si ideator I këtij koncerti Bujar Qamili tregon detajet.

Ndërsa Ilir Zoga tregon se vetë koncerti në tërësi është shumë i veçantë.I përhershëm në aktivitete muzikore Anton Kaftalli shprehet se ky koncert është ajo çfarë Shkodra do më shumë.

Për Linda Doda si moderatore e këtij koncerti ajo shprehet se ky organzimi sjell vlerat dhe qytetarinë shkodrane.

Koncerti më kangë popullore vjen I ideuar nga Bujar Qamili, nën kujdesin e Merita Smaja si regjisore dhe në moderimin nga Drane Xhaj dhe Linda Doda. Koncerti do të zhvillohet këtë të enjte datë 13 prill në Teatrin “Migjeni” në orën 19:30 për të gjithë dashamirësit e artit dhe muzikës shkodrane.

Artikulli paraprakDOKUMENTARI QË RIJETËSOI AKTORIN RIKARD LJARJA
Artikulli tjetërMYFTINIA SHPËRNDAN 200 PAKO USHQIMORE