E shtuna ishte një mbremje e veçante në Lezhë.Fizarmonika u gërshtua bukur me veglat e harqeve përmes një koncerti recitar me muzike klasike, i cili mbajt nga Nikolas Gjoni, nxenes i shkolles 9-vjeçare “Beselidhja”. Përformanca e 16-vjeçarit solli emocione të rralla për publikun që kishte mbushur sallen e qendres kulturore të fëmijeve.

Pasi degjuan me vemendje koncertin ku firzamonika ishte në qender të vemendjes dhe shoqerohej nga një ansambel harqesh drejtuar nga measter Lorenc Radovani, per të pranishmit ky ishte suksesi i radhes i një nxënesi, shkollës dhe gjithë atyre që pergatisin femijet. Koncertmaester Lorenc Radovani i cili shoqëoi me violine performancen e Nikolas Gjonit, tha se shume shpejt këta artiste në rritje do të jenë prezente në çdo skene për të dhene edhe nje kontribut të çmuar në në kulture, ndërsa Nikolas Gjoni foli për emocionet e koncertit te pare recital, duke ja dedikuar gjithçka punësë së vazhdueshme.

Koncertet klasike jane bere te shpeshte vitet e fundit në Lezhë, kjo falë përfomances së nxënësve të shkollës së muzikës “Besëlidhja” të cilët shihen mjaft premtues për të ardhmen, duke i rikthyer këtij qyteti lavdinë e dikurshme në muzikë.

Artikulli paraprak“HISTORI TË PARRËFYERA”, TË VËRTETAT E SHKODRËS
Artikulli tjetërRRUGA DOBRAÇ-GOLEM E AMORTIZUAR