Kolegji turk “Hasan Riza Pasha” ka organizuar këtë të mërkurë një koncert me valle, muzikë dhe recitime me rastin e 105- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë e këtij aktiviteti festiv u bënë një numër i madh nxënësish të talentuar, të cilët kanë korrur suksese të vazhdueshme edhe në konkurse të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Bilal Kocagoz, festat kombëtare shqiptare kanë qenë gjithmonë pjesë e festimeve të kësaj shkolle.

Fëmijët e talentuar të kësaj shkolle kishin përgatitur këngë dhe valle me motive kombëtare dhe spektatorë kishin prindërit e tyre, të cilët ishin të ftuar për të ndjekur aktivitetin. Ndërkohë, atmosfera festive vihet re në të gjitha ambjentet e shkollës, e cila është zbukuruar me detajet kuq e zi, ngjyrat e flamurit kombëtar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-LUSHNJA, GILMAN LIKA KALON SHKODRANËT NË AVANTAZH
Artikulli tjetërVELIPOJË, INVESTIM NË KANALE VADITËSE