VIOLINISTI SHKODRAN U NDA NGA JETA PARA 10 VITEVE NË MOSHËN 36-VJEÇARE.Violinisti shkodran Rrok Jakaj i cili humbi jetën para 10 viteve në mënyrë tragjike në një aksident, është përkujtuar me një koncert memorial në nder të tij i organizuar nga shoqata që mban të njëjtin emër.

Në këtë koncert luajtën në violin disa prej miqve të tij si Lorenc radovani, Eugen Gargjola, Gjon Shllaku e Albert Naraçi .Violinisti i njohur Lorenc Radovani vlerëson kontributin e Rrok Jakaj.Rroka Jakaj humbi jetën atëherë kur të gjithë kishin më shumë nevojë për të.Rrok Jakaj pas studimeve me rezultate të larta largohet në Itali duke u bërë pjesë e disa prej orkestrave më të njohura atje si dhe duke qenë solist në një sërë koncertesh të rëdësishme. Aksidenti tragjik në vitin 2004 i mori jetën duke bërë që familja të humbë njeriun e dashur e skena një artis me vlera. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/qzh9II_W6JA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPUKA, 2015-TA MË PAK FONDE SE 2014-TA
Artikulli tjetërULQIN. “DRURËT E SHENJTË” NJË FILM PËR VALDANOSIN