Holli i shkolles se muzikes Beselidhja ne Lezhe u kthye ne skene per disa nga violinistet e saj. Nxenes nga klasa e pare deri ne te nenten dhuruan emocione me instrumentet e tyre per ta pranishmit. Nje shfaqje per te prezantuar punen e realizuar nga keta femije, por edhe per ti nxitur ata per nje dashuri me te madhe me instrumentin. Pjese klasike te pershtatura per secilen moshe shoqeruan koncertin qe per shkollen 9 vjecare te muzikes Beselidhja ne Lezhe jane kthyer ne nje vazhdimësi. Vemendja e spekatoreve ishte maksimale ashtu si edhe performanca qe prezantuan keta muzikante te vegjel.

Pergjegjesi i sektorit te muzikes ne kete shkolle, Ermal Saraçi, tha se keto prezantime jane fryt i nje pune te gjate te mesuesve, por nga ana tjeter eshte nje menyre per te mesuar keta femije me skenen.

Qe prej hapjes se klasave te muzikes, 10 vite me pare, ne shkollen Beselidhja ne Lezhe, jane shtuar koncertet e muzikes klasike, ashtu si edhe interesimi i artedashesve lezhjane qe jane vazhdimisht ne pritje per te tilla shfaqje.

Artikulli paraprakFUNDVITI, MBRËMJE BAMIRËSIE NË LEZHË
Artikulli tjetërKONSULTIMI PUBLIK, MANASTIRLIU: KEMI VENDOSUR BLLOKIMIN E TIKTOK, 90% E PRINDËRVE PRO