“I love my piano” ishte koncerti i radhës i zhvilluar në sallën “Gjon Kapedani” të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në qytetit e Shkodrës.

Nxënësit më të mirë performuan në piano veprat e emrave të mëdhenj të muzikës klasike botërore si Mozart, Bethoven etj.

Mësuesja Doriana Saraçi shprehet se përmes këtij koncerti nxënësit kanë mundësi të shpalosin vlerat e tyre.

Nxënësit Saed Salhani, Ema Puka, Rudina Vendresha dhe Elizea Bali me performancën e tyre përcollën emocione tek të pranishmit. Artistët e vegjël kanë marrë çmime edhe në eventet e mëparshme.

 

Artikulli paraprakPOLITIKA SHQIPTARE URON FITER BAJRAMIN
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ NGA RONALDO TE INIESTA, JA FORMACIONET SPANJË-PORTUGALI