Nën zërin e veçantë të sopranos shkodrane Klodiana Brahimi e shoqëruar nga Orkestar frymore e qytetit të Shkodrës është festuar mbremjen e të martës dita ndërkombëtare e Muzikës.
Koncert u organizua nga qendra kulturore “Pejtër Gaci” në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës. I konceptuar si një festë muzikore koncerti bëri bashkë qytetarët e Shkodrës në sheshin përpara bashkisë.
Për sopranon me famë ndërkombëtare Klodiana Brahimi rikthimi në skenen e qytetit te lindjes është një emocion i veçantë ndërsa ka falenderuar edhe mjeshtrin e madh Kujtim Alija pasi ka qënë një nga mësuesit e saj të pare.
Orkestra frymore e qytetit të Shkodrës luajti disa prej pjesëve më të bukura muzikore me fëmë botërore ndërsa përveç sopranos Klodiana Brahimi kënduan edhe tenori Denis Fikaj dhe basstuba Mirson Dishaj.