Shkolla e muzikës në Shkodër “Prenk Jakova” ka sjellë një koncert vokal instrumental në kuadër të 60 vjetorit të operas së parë parë shqiptare “Mrika”
dhe 50-vjetorit të operas “Skenderbeu” që mbajnë autorsinë e kompozitorit të madh Prenk Jakova, emër të cilin mban edhe shkolla në fjalë. Nxënësit sollën disa pjesë të këtyre dy operave të njohura.
60 vite pas operas “Mrika” apo 50 vite pas operas “Skenderbeu” në Shkodër nuk ka më vepra të tilla të cilat kanë lënë shenjë në historinë e kulturës shqiptare ndërsa drejtori Kaftalli, njëkohësh një violinist i njohur ndjen keqardhje
Pavarësisht problemeve edhe në art dhe muzikë, nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” janë premtues për të ardhmen.
Koncerti vokal instrumental i shkollës “Prenk Jakova” solli 10 pjesë në total nga opera “Mrika” dhe opera “Skenderbeu” kjo edhe si një sinjal për të mos harruar të kaluarën e pasur artistike të emrave të mëdhenj shkodran të cilët janë pikënisja e kulturës shqiptare.