Në katedralen e “Shën Shtjefni” në Shkodër është organizuar koncerti përshëndetës me rastin e përfundimit të shërbimit baritor të imzot Angelo Massfrës, Arqiepeshkëvit të Dioqezës Shkodër – Pult. Në fjalën e tij, Massafra falenderoi çdo bashkëpunëtor ndërsa u lut sërish për paqe nga lufta në botë.
Të pranishëm, përfaqësues të klerit në Shqipëri vlerësuan kontributin imzot Massafrës në vitet e tij të shërbimit.
Drejtuesi artistik Harlen Nikolli tregon përzgjedhjen e këngëve në këtë koncert kushtuar Imzot Massafrës.
Në koncertin e përshëndetjes së dioqezës në përfundim të shërbimit baritor të imzot Angelo Massafrës morën pjesë përfaqësues të klerit nga e vende të ndryshme të Shqipërisë po ashtu edhe besimtarë të shumtë.