Banda frymore “Lekë Gjergji”, e shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, e rikthyer në dy vitet e fundit me aktivitetin e saj, organizoi këtë të mërkurë një koncert recital me instrumentet frymore të udhëhequr nga dirigjenti Admir Lekaj, i cili përgjatë këtij viti ka punuar me nxënësit dhe të gjithë bandën frymore.
Në këtë koncert u interpretuan pjesë të ndryshme muzikore, duke filluar nga himni i flamurit në hapje e deri tek ekzekutimi i pjesëve mjaft interesante deri në fund të tij.
Për drejtorin e shkollës “Prenkë Jakova”, Anton Kaftalli, këto koncerte janë mjaft të mira për studentët, të cilët kanë punuar përgjatë gjithë vitit.
Pjesë e koncertit ishin solistët Agron Rexha, Indrit Kodraliu, Devis Cacani, Ivan Tanushi, Mirson Disha, si dhe Mariana Begu.
Këto janë koncerte që tashmë janë kthyer në traditë në shkollën “Prenkë Jakova”, përderisa në çdo fundviti shkollor shtohen aktivitete dhe koncerte të ngjashme.