Mbahet koncerti recital “Tinguj Pranveror” në shkollën “ Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës. Ky koncert ka sjellë në skenë nxënës të klasës së kantos të cilët kanë luajtur pjesë të ndryshme muzikore ndër më të njohurat nën kujdesin e udhëheqësit artsistik Luke Mllugja dhe Denisa Hardadhija, mësuese e pianos. Ata shprehen se përmes këtij koncerti recital synojnë që të përgatisin talentet e reja për skenat e mëdha në të cilat do të përformojnë në të ardhmen.

Gabriel Rraposhi një ndër përformuesit në koncertin recital shprehet se ky koncert I jep kurajo për të vazhduar më tej me ëndrrën e tij.

Koncertet e organizuara vit pas viti tregojnë se në shkollën “Prenk Jakova” po rriten artistë shumë premtues për të ardhmen.

Artikulli paraprakPASTRIMI I TERRITORIT, BASHKIA: DUHET BASHKËPUNIM
Artikulli tjetërBASKETBOLL, VLLAZNIA TË ENJTEN NDAJ TEUTËS