Mbrëmjen e të premtes ka çelur siparin aktiviteti veror “Koncertet e Verës” I organizuar nga bashkia Shkodër në partneritet me Televizionin Star Plus. Nën tingujt e muzikës së grupit të talentuar “Brios band” pedonalja “Kolë Idromeno” u elektrizua nga tingujt e muzikës Rock dhe Jazz.
Të rinjtë shkodranë ishin ato të cilët e shijuan më së shumti këtë koncert I cili erdhi në formën e një kokteili veror krahasuar me aktivietet e tjera të organizuara në këtë format.
Ndërkohë në datat 1, 9 dhe 16 gusht, po në pedonalen “Kolë Idromeno” do të realizohen edhe 3 koncerte te tjera me të rinj e të reja të talentuara.
Ky koncert u transmetua për rreth 2 orë në Star Plus.