Këngëtarët më të mirë të qytetit të Shkodrës morën pjesë në koncertin “Eja të festojmë në Shkodër”. Ky koncert u zhvillua në qendër të qytetit në sheshin përpara bashkisë duke sjellë zërat e dashur për qytetarët në këtë atmosferë të festave të fundvitit.
Kompozitori dhe drejtuesi i orkestrës Gazmed Kraja tha se këto koncerte i japin më shumë gjallëri qytetit të Shkodrës në këtë fundvit.
Të pranishmit në shesh shijuan disa prej këngëve më të njohura duke festuar bashkë me artistët shkodran.
Koncertet që kanë nisur disa ditë më parë do të vijojnë deri në natën e ndërrimit të viteve për ta bërë sa më të gëzueshme atmosferën e këtyre festave si dhe për të qenë një ftesë mikëpritjeje për të gjithë ata që zgjedhin Shkodrën për të kaluar vitin e ri.