Muzika Dibrane zbriti në Lezhë.Artisti “Mjeshter i Madh” i këngës Dibrane Shaban Mziu i shoqëruar nga ansambli “Aziz Ndreu” dhe shumë të ftuar të tjere, mbajten një koncert në pallatin e kultures “Ded Ndue Lazri”.Vlerat folklorike të Dibrës por jo vetem, u shpalosen me mjeshteri nga artistet e pranishem në këtë event kulturor, i cili tërhoqi vemendjen e shumë të pranishmeve të cilët kishin mbushur sallen e pallatit të kultures.

Protagonistet e këtij koncerti thonë se Lezha dhe Dibra kanë një binom të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe ky event i përmbushi në maksimum pritshmeritë e tyre.

Ky aktivitet kulturor u përshëndet dhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Koncerti recital i mjeshtrit të madh të kënges dibrane Shaban Mziu zgjati për rreth 2 orë, duke mbajtur të mbërthyer publikun lezhjan dhe dibran të cilët e ndoqen me mjaft vemendje.

Artikulli paraprakUKQ PASTRON UJIN QË FURNIZON VELIPOJËN
Artikulli tjetër“HAMDI BUSHATI” BËHET GATI PËR FESTIVALIN RINOR