“Shkodra Jazz Festival” ka mbajtur koncertin e dytë me një kuartet harqesh, ish-nxënës të Rrok Jakajt, emrin e të cilit e mban edhe shoqata që organizon “Shkodra Jazz Festival” bashkë me bashkinë Shkodër dhe këtë vit edhe ministrinë e kulturës. Kuarteti i harqeve ndër të tjera luajti edhe muzikë shqiptare tejet të njohura.

Florian Jakaj i cili drejton shoqatën që organizon “Shkodra Jazz Festival” shprehet se nxënësit e vëllait të tij, Rrok Jakaj janë ndër muzikantët më të suksesshëm në Shqipëri.

Bruna Keçi, përgjegjëse në zyrën e kulturës në bashkinë Shkodër tregon edhe për koncertet në vazhdimësi që do të ketë “Shkodra Jazz Festival”.

“Shkodra Jazz Festival” është kthyer në një traditë në Shkodër duke u zhvilluar çdo vit dhe duke kontribuar edhe tek muzikantët e rinj duke i formuar edhe më shumë ata përmes “Rrok Academy” të drejtuar nga maestro të njohur ndërkombëtarisht

Artikulli paraprakBASHA: RAMA I LIDHUR ME KRIMIN, TË LARGOHET
Artikulli tjetërVLLAZNIA E NIS ME FITORE, MUND 1-0 LAÇIN