Këngëtari Shpat Deda zgjodhi Shkodrën për të vijuar koncertin e tij “Udhëtim në fjalë e tinguj”.

Kantautori Shpat Deda performoi këngët e tij më të mira përpara publikut shkodran. Ndërkohë ftoi në skenë këngëtaren Edona Vatoci duke kënduar në duet këngën “Terr”.
Në fund këngëtari thotë se këto koncerte janë një emocion për të.

Muzika e këngëtarëve si Shpat Deda është sfiduese shprehet kantautori përballë disa rrymave të ndryshme të cilat e dëmtojnë artin shqiptar.

Shpat Deda thotë se nuk do të tërhiqet nga festivali i fundvitit si disa këngëtarë të tjerë ndërsa nuk ka një interes nëse është paracaktuar që festivalin ta fitojë Elsa Lila siç po përflitet prej kohësh.

Publiku shkodran shijoi këngët më të mira të Shpat Dedës shoqëruar nga dy instrumentistët Visar Kuçi e Tomor Kuçi me të cilët do të udhëtojë edhe në qytete të tjera me koncertin “Udhëtim në fjalë e tinguj”.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA FITON NË NDESHJEN E KUPËS
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS SË PAPËRLYEME