“Kush këndon lutet dy herë” është motoja e koncertit të koreve të oratorit “Don Bosko” që u zhvillua në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Grupet e korit të përbërë nga fëmijë e të rinj, shoqëruar nga orkestra performuan këngë e lutje kishtare…

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, njëkohësh kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë dërgoi një lutje për paqen mes Izraelit e Palestinës sepse po vriten mijëra të pafajshëm…

Famullitari i kishës Don Bosko në Shkodër Giuseppe Liano tha se sot fëmijët dhe të rinjtë përballen me probleme të mëdha sociale ndaj e kanë mëse të nevojshme të shkëputen nga ky realitet shqetësues për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe besimit….

Dom Arben Gilaj, drejtor i Institutit Katekistik tha se lutjet përmes muzikës na bëjnë të ndjehemi më mirë…

Mbi 300 fëmijë të qytetit të Shkodrës interpretuan përmes koreve muzikore në koncertin “Kush këndon lutet dy herë”, një shprehje domethënëse e Shën Agustinit e kthyer në moton e këtij aktiviteti të oratorit Don Bosko”.

Artikulli paraprakARTIZANËT: EMIGRANTËT PREFEROJNË PRODHIMET TONA
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI I JAKOV MILAJ PËR SHKODRËN