Këtë të hënë në katedralen “Shën Shtjefni” ne Shkodër u mbajt koncerti i përvitshëm i Krishtlindjës. Pjesëmarrës ishin koret dhe solistët e katedrales si edhe formacioni orkestral. Për ta bërë edhe më të bukur këtë organizim të ftuar ishin edhe këngëtarët shkodranë Laorjan Ejlli, Niki Mjeda dhe Megi Toma.

Dirigjenti i njohur Zef Çoba thotë se realizim i këtij koncerti erdhi pas një përgatitjeje të gjatë ndaj festës së Krishtlindjes. Pjesë të repertorit ishin edhe këngë të cilat këndohen për herë të parë në Shqipëri.

Famullitari dom Vlash Palaj përcolli disa vargje në këtë koncert të Krishtlindjes.

Ky koncert tashmë është kthyer në një traditë të përvitshmë e cila sjell pak më herët festën e Krishtlindjes në Shkodër. Çdo vit në organizimin e këtij koncerti synohet të sillet si një realizim i veçantë dhe ndryshë nga vitet e më parshme duke bërë që të gjithë spektatorët ta shijojnë këtë koncert në vigjile të festës së Krishtlindjes.

Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT, POLICIA E SHTETIT NJOFTON PLANIN E MASAVE! SHTOHEN SIGURIA PRANË BANKAVE APO PIKAVE TË KËMBIMIT VALUTOR
Artikulli tjetërSHFAQJA TEATRALE MUZIKORE “MATILDA”