Orkestra Frymore e qytetit të Shkodrës zhvilloi një koncert muzikor në sheshin përpara bashkisë Shkodër në kuadër të ditës botërore të muzikore. Drejtori i qendrës kulturore “Pjetër Gaci” Dritan Mlika, ku bën pjesë orkestra frymore thotë se tashmë ky koncert po kthehet në një traditë që pasuron jetë kulturore të qytetit.

Përveç artistëve të afirmuar, në këtë koncert të orkestrës frymore morën pjesë edhe disa këngëtarë dhe instrumentistë të rinj me perspektivë. Duke shfrytëzuar ditën botërore të muzikës, drejtori Mlika shprehet se muzika dhe arit në përgjithësi në ditët e sotme kanë nevojë që të mos braktisen nga institucionet.

Në koncertin e orkestrës frymore të qendrës kulturore “Pjetër Gaci” dirigjent ishin Admir Leka dhe Fjoralba Duli ndërsa interpretuan solistët Klodiana Brahimi, Briken Burgija, Megi Toma, Ajdis Hasani, grupi “Karajfilat që ka Shkodra” dhe drejtues artistik Bardhyl Hysa.
INSERT

Artikulli paraprakKONFERENCA “KOLË THAÇI, SHTETAR POET”
Artikulli tjetërRIBOTOHEN “STATUTET E SHKODRËS”