Nxënësit e pianos të mësueses Dorina Saraçi që një pjesë janë në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” ndërsa të tjerë e mësojnë për pasion zhvilluan një koncert në sallën e kësaj shkolle.
Disa prej pjesëve muzikore që i kanë mësuar gjatë vitit në piano i performuan përpara të pranishmëve.
Pianistja Dorina Saraçi, një mësuese e përkushtuar prej vitesh tregon për emocionet e këtij koncerti me nxënësit e saj.
Në këto 18 vite mësuesja Dorina Saraçi ka arritur që të prodhojë artistë të cilët kanë prekur me shumë sukses jo vetëm skenat kombëtare por edhe ato botërore duke shfaqur talentin e tyre.