Artistët e vegjël dhe të rinj të Shkodrës ndezën të parët pragfestat me një koncert në qendër të qytetit. Përveç këngëve, interpretuan edhe valle.
Koncerti i talenteve të reja u organizua nga qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija”.
Ndërkohë ky koncert me talentet e reja të Shkodrës u mbështet nga bashkia Shkodër si një dëshirë e fëmijëve shprehet Bruna Keçi, përgjegjëse e kulturës ndërsa tregon se aktivitet festive do të vijojnë çdo ditë.
Deri natën e ndërrimit të viteve në Shkodër atmosfera festive do të përjetohet me një sërë aktivitetesh e koncertesh për t’i mirëpritur sa më mirë ata që zgjedhin Shkodrën për të kaluar festat e fundvitit.