Pianisti i mirënjohur shkodran Robert Bisha do të rikthehet në Shirokën turistike me një koncert që këtë vit do të jetë krejt ndryshe. “Në skenë një piano dhe tezgjah” është koncerti premierë i pianistit Bisha përmes një repertori origjinal shoqëruar nga artizanet e tezgjahut.
Kjo ndërthurje e muzikës me artizanatin cek memorien e disa mënyrave që mbarten dhe patjetër që janë një art i mirëfilltë.
Në këtë koncert që do të jetë në qendër të Shirokës, pianisti Robert Bisha do të sjellë mjeshtërisht ndër të tjera këngët e Zadrimës por edhe këngë të lashta Blues, ritmet ballkanike dhe të Lindjes së Mesme të cilat bashkë me figurën e gruas përmes dy artizaneve të tezgjahut do ta pasurojnë koncertin premierë.