Edicioni i dytë i koncertit të muzikës klasike “Kosmos” u hap nga qyteti i Shkodrës. Artistë nga vende të ndryshme të Europës interpretuan pjesë të njohura të muzikës klasike. Organizatori i këtij koncerti, violinist shqiptar Jonian Kadesha i cili jeton në Gjermani pas shumë vitesh në Greqi tha se ky koncert këtë vit i kushtohet muzikantit shkodan Jakin Nënshati cili u nda nga jeta 30 vite më parë…
Një prej momenteve emocionuese të festivalit ishte interpretimi i këngës “Moj e bukura more”. Një ndihmë të madhe për festivalin “Kosmos” jep edhe Arben Kadesha, violinist shqiptar që është pjesë e orkestrës të filarmonisë së Athinës në Greqi si dhe babai i organizatorit Jonian Kadesha. Arben Kadesha tregon se lidhjet e tij me Shkodrën janë të hershme…
Në koncertin “Kosomos” të muzikës klasike morën pjesë edhe artistët Petrit Çeku, Pablo Hernan Benedi, Barnabas Kelemen, Katalin Kokas, Vashti Hunter dhe Lily Francis.