Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë bashkia Shkodër organizoi në teatrin “Migjeni” koncertin me orkestrën frymore, pjesëmarrjen e korit “Prenkë Jakova” dhe solistët Klodiana Brahimi, Armando Likaj dhe Laorjan Ejlli. Në këtë koncert shprehet Dritan Mlika, drejtor i qendrës kulturore “Pjetër Gaci” dhe Admir Lekaj, dirigjent i orkestrës frymore u përcollën tingujt nga pjesë muzikore patriotike.

Baritoni shkodran Armando Likaj thotë se sa herë që vjen në Shkodër ndjehet me emocion.
Në këtë mbrëmje festive për festat e nëntorit orkestra frymore dhe solistët performuan disa prej pjesëve muzikore më të njohura të kompozitorëve të shquar shkodran dhe më gjërë të cilët kanë lënë gjurmë edhe përmes artit në zhvillimet historike të kombit shqiptar.

 

Artikulli paraprakKOMUNISTI BRUÇI: ENVER HOXHA NUK ËSHTË KRIMINEL
Artikulli tjetërRRUGA “SELIM GJYREZI” NË MËSHIRË TË FATIT