Koncerti “Prandverë me Kangë” solli këngët e viteve të fundit të performuara nga zërat më të mirë të qytetit të Shkodrës.
12 këngëtarët që kënduan në teatrin “Migjeni” përcollën emocione për publikun në këto ditë pranvere.
“Prandverë me Kangë” është një koncert që po rikthehet në traditën e qytetit të Shkodrës, i organizuar nga teatri “Migjeni” me mbështetjen e bashkisë Shkodër.