Këngëtari shkodran i muzikës popullore Klinsman Llazani është duke bërë përgatitjet e tij të fundit përpara koncertit recital të parë për të që do të ketë më 12 dhe 13 shtator në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Këngëtari fton të gjithë adhuruesit e muzikës popullore që të jenë të pranishëm në koncertin e tij.

Edhe pse me një moshë të re dhe pak vite që këndon, Llazani thotë se ka vendosur që ta bëjë koncertin recital si një sfidë me vetveten.

Drejtuesi i orkestrës i këtij koncerti Ilir Zoga vlerëson iniciativën e artistit të ri dhe pasionin që ka për muzikën popullore.

Të ftuar në koncertin recital të këngëtarit Klinsman Llazani do të jenë edhe këngëtarët Orjeta Kelaj dhe Edi Furra “Mjeshtër i Madh” si dhe humoristët Besnik Çinari “Mjeshtër i Madh” dhe të rinjtë Lusi Bregu dhe Fritz Selmani ndërsa udhëheqës artistik është Andi Unaza.

 

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I TURISTËVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërLEZHË, PROMOVOHET LIBRI “100-VJET ME SHQIPËRINË”