Nisi si një ide në periudhën e pandemisë, ndërsa tashmë u finalizua me një koncert recital në teatrin “Migjeni”. Pianisti Amir Xhakoviq solli koncertin recital “Peizazhe pianistike nga Ballkani” me pjesë të përzgjedhura nga 8 kompozitorë.
Kompozitori Jozef Pjetri vlerëson pianistin për përzgjedhjen e materialit të tij në këtë recital.
Koncerti u ndoq me interes nga artëdashësit, ndërsa shijuan tingujt e luajtur për herë të parë në paino të muzikës ballkanike.