“Yjet nën yje”, në teatrin “Migjeni” ka rikthyer emocionet e muzikës dhe humorit si dikur në kafe të madhe. Një nisëm e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës që ka kthyer në skenë të madhe sheshin para teatrit “Migjeni”, Myfarete Laze, Edmond Halili dhe Drande Xhaj, e gërshetuar edhe me emrat e rinj të skenës, Jozefina Simoni, Akil Vorfi dhe Tan Brahimi.

Dy emrat e shquar të muzikës shkodrane dhe shqiptare, Bujar Qamili “Nderi i Kombit” dhe Myfarete Laze “Mjeshtre e Madhe” tregojnë emocionet e kësaj nate.

“Yjet nën yje” është një nisëm e Ministrisë së Kulturës e cila do të vijojë edhe në vitet e tjera me artistët që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar e ndërthurur kjo edhe me emrat e rinj që kanë ngjitur hapat në skenat shqiptare.

Artikulli paraprakHIDHET SHORTEU I BIG MARKET LEZHË
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK NUK MIRATON RRITJEN E ÇMIMIT TË UJIT