“Vit të mbarë o Shkodër” është aktiviteti i cili tashmë është në një traditë i organizuar nga kisha katolike në bashkëpunim me shoqatën “Drejtësi dhe Paqe”.

Ky aktivitet artistiko-kulturor erdhi në teatrin “Migjeni” për të përçuar mesazhin e Papa Françeskut që këtë vit i drejtohet politikanëvë nën moton “Politika e mirë është në shërbim të paqes”.

Arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra tha se Shqipëria nuk do të shpëtohet nëse stina e të drejtave nuk do të lind një ndjenjë të re të detyrës.

Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani bëri një thirrje që Shkodra të mos përjetojë më ngjarjet e rënda të 2018-ës.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi bëri një apel për të gjithë për ndërtimin e një shoqërie më të mirë përmes paqes.

Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë sollën interpretime këngësh dhe pjesë të tjera artistike ndërsa këtë vit mesazhi i Papa Françeskut u përcoll përmes gazetarëve të Shkodrës.

Arqipeshkëvi Angelo Massafra i ka dërguar edhe një letër të gjithë deputetëve të Shqipërisë duke i bërë thirrje që të jenë në interesin e qytetarëve të vendit.

Artikulli paraprakDAR RAPORTON PROBLEMET PËR SHKOLLAT
Artikulli tjetërBLLOKOHET GJYKATA E LARTË, 29 MIJË DOSJE NË PRITJE