Konfederata e Sindikatave për Qarkun e Shkodrës ka dalë hapur në mbështetje të protestës së studentëve në mbarë vendin.

Kreu i saj Fatmir Smajli bën të ditur se do të jetë përkrah protestuesve shkodranë të cilët mesa duke tashmë janë organizuar duke dalë kundër rritjs së cmimevem, kushteve ekonomike papunësisë e etj

Ndërkohë sipas Smajlit tryeza e dialogut e propozuar nga kryeministri Rama është parësore si e vetmja rrugë për të zgjidhur kërkesat e tyre

Papunësia, kushtet e vështira ekonomike, rritja e cmimeve, pagat e ulëta dhe mungesa e buxhetit të shtetit në arsimin e lartë janë faktorët e padiskutueshëm që kanë krijuar këtë valë protestash në mbarë vendin thotë Smajli.

Një ditë më parë qytetarë dhe aktivist të PD nisën protestën në Shkodër ashtu si edhe në shumë qytete të Shqipërisë duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe duke bllokuar rrugën për afro një orë.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT NUK TËRHIQEN NGA PROTESTA
Artikulli tjetërDITA E 8-të E PROTESTËS, BASHKOHEN EDHE GJIMNAZISTËT