Një delegacion sindikalist nga Turqia ka mbërritur për një vizitë zyrtare në konfederatën e sindikatave në qytetin e Shkodrës që drejtohet nga Fatmir Smajli. Kreu i konfederatave njohu homologun turk me varfërinë në qytetin e Shkodrës.

Mursel Ocal, kryetar i sindikatës turke Metel, një prej degëve në Ankara tha se Turqia dhe Shqipëria janë si një familje e madhe ndaj në të ardhmen do të ketë bashkëpunime.Presidenti i federatës të sindikatave Tafë Koleci tha se me sindikalistët turq do firmoset një akt-marrëveshje. Kjo është hera e parë që ky delegacion turk vjen në Shkodër ndërkohë që konfederatës së sindikatave përveç 20 bashkëpunimeve në rajonal dhe Europë do t’i shtohet edhe Turqia.

Artikulli paraprakMARINAJ, AKSION PËR PASTRIMIN E TERRITORIT
Artikulli tjetërMUZIKA NË DASMËN SHKODRANE