Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar një takim në Shkodër. Në fokus ishte rritja e pagave dhe e pensioneve. Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, kërkoi që rritja e pagave të bëhet me produktivitet, pasi në të kundërt do të jetë fallco. Problem është edhe rritja e pensioneve, ku Nikollaj tha se i kemi propozuar qeverisë për rritje drastike.
I pyetur për raportet me qeverinë, Nikollaj thotë se do të bëjmë të gjitha lëvizjet që qeveria ti njohë sindikatat për kërkesat e tyre.
Nikollaj shpreson se nga viti i ri do të ketë një marrëveshje me qeverinë për rritjen e pensioneve për rreth 780 mijë pensionistë shqiptarë.
https://youtu.be/yL6EF_0IBW4