Konfederata e Sindikatave te Shqipërise dega Shkodër ka bërë të ditur se kontratat kolektivete te punëtorëve te administrates vendore janë një gjendje të keqe dhe procesi i tyre ka qene me ritme te ulëta.Drejtuesi i këtij institucioni Fatmir Smajli kërkon bashkëpunimin e bashkisë Shkodër dhe drejtueses se re Voltana Ademi ne mënyre qe mbarevajtja e punës me institucionin përkatës te jete ne nivele te kënaqshme siç ka qene me kryetarin paraardhës duke mbrojtur kurdoherë te drejtat e punëtoreve te administratës.
Ardhja e nje drejtuesi te ri ne krye te Bashkisë Shkodër është shoqëruar thuajse çdo here me ndërrimin e pjesës me te madhe te administratës vendore pavarësisht se edhe ne zgjedhjet e fundit fitoi serish partia demokratike. Nuk dihet akoma nëse Kryebashkiakja Voltana Ademi do të përgatisë një inventar për të gjithë punonjësit e Bashkisë, bashkë me funksionet për çdo punonjës që paguhet,kualifikimin, arsimimi, mënyrën e emërimit, performancen etj. Gjithsesi fenomeni i punësimeve te militanteve partiak nuk është një problem i panjohur ne Shqipëri duke përfshire edhe qytetin e Shkodrës ku raste individësh punonjës, pa asnjë kualifikim, zinin poste ne administraten publike.