Konfederata e Sindikatave ka fituar të drejtën që të nisin hetimet në lidhje me kuotizacionet e arsimtarëve që drejtoria rajonale e arsimit i ka kaluar për 10 muaj Bashkimit të Pavarur të Sindikatave.

Kreu i konfederatës Fatmir Smajli shprehet për gjyqin që ka fituar për të nisur një process hetimi. Smajli shprehet se arsimtarëve i janë mbajtur 10 mijë lekë të vjetër dhe në total DAR përllogaritet se i ka kaluar BSPSH rreth 12 milion lekë të vjetër nga pagat e arsimtarëve. Ardhjen e Xhaferr Dobrushës në Shkodër përpara pak ditësh Smajli e quan si paradë. Nëse konfederata fiton gjyqin në përfundim të hetimeve atëherë drejtoria e arsimit do të duhet t’i kthejë mbrapsht 12 milion lekë të vjetër mësuesve në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, NDRYSHIME TË TJERA NË FORMACION?
Artikulli tjetër1 VIT PA DRITA, FAMILJA TOPALLI APELON PËR NDIHMË