Konfederata e Sindikatave e Qarkut Shkodër ka nënshkruar kontratën kolektive 3-vjecare me Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale e cila përfshin fushën e arsimit të mesëm profesional

, kryesisht për mbrojtjen e interesave sociale për mësuesit.Presidenti i kësaj Konfederate Fatmir Smajli në një deklaratë për media ka sqaruar kriteret mbi të cilat u nënshkrua kontrata. Janë 200 arsimtarë në sistemin e arsimit profesional në qytetin e Shkodrës të cilët kanë punuar pa kontratë kolektive prej 3 vitesh. Për herë të parë kontrata vë theksin në një nga problemet më shqetësuese të sotme, në mbrojtjen nga sindikata të figurës së mësuesit, të personalitetit dhe misionit të tij.Po ashtu, në nenin 10 të kontratës kolektive të kategorisë së parë, janë parashikuar dispozita për rritjen e pagave dhe të shpërblimeve vjetore.

Artikulli paraprakNGA 9 KOMISIONE TË KËSHILLIT NË DY DITË, MBLIDHEN VETËM 3
Artikulli tjetërMEDIU: E DJATHTA S’QEVERISI MIRË, TË MOS MBAHEN SHPRESAT TE LSI