“Njeriu, bartës i amanetit” ishte tema e konferencës e 12- vjetore e imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ndër të tjera tha se dekadat e fundit po bëhen përherë e më shumë më të egra për muslimanin shqiptar me njeriun mbarë, atë evropian dhe në mbarë botën, duke i afruar atij modele dhe shembuj që nuk janë vlera e as cilësi
Në konferencë u spikat roli i njeriut besimtar dhe musliman në bartjen e amanetit të të qenurit mëkëmbës i Zotit në tokë dhe se njeriu ka përgjegjësinë kryesore në mbarëvajtjen e jetës së tij tokësore. Të gjitha referatet e mbajtura në konferencë do të botohen në një libër të veçantë në mënyrë të zgjeruar.