Këtë të shtunë, në mjediset e auditorit A3 u zhvillua konferenca ndërkombëtare “Roli i Shkrimtarit dhe françeskanit arbëresh Frangjisk Andon Santori për rilindjen kulturore kombëtare.” Mimoza Priku, dekania e fakultetit të Shkencave shoqërore të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vlerëson rëndësinë e këtij aktiviteti.

Imzot Angelo Massafra flet për kontributin e shkrimtarit arbëresh Frangjisk Andon Santori.

E ftuar në konferencën ndërkombëtare, kryebashkja Voltana Ademi tha se është e domosdoshme ta njohim historinë përmes shkrimtarëve si Andon Santori.

Konferenca ndërkombëtare u organizua në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh Frangjisk Andon Santori nga universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Fondacionin Universitar “Francesco Solano” në Itali.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUKËSI-PARTIZANI NË BARAZIM 1-1
Artikulli tjetërSHKODËR, PREMIERA E FRAGMENTIT TË DRAMËS “EMIRA”