Ambasadorja e BE-së i dorëzon progres raportin kryeministrit Edi Rama.
Zonja Vlahutin dhe kryeministri Rama ndodhen ne konference
Romana Vlahutin: “Rekomandimi i sotëm është një hap tepër i madh përpara. BE do të vazhdojë tju mbështesë në të gjithë reformat që do të ndërmerrni. Shqipëria e meriton këtë rekomandim por nuk duhet të harrojë zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi dhe në veçanti vetingu. Mos lini mënjanë 5 prioritetet kyçe. Thelbi i çështjes është sundimi i ligjit. Duhet të ketë përpjekje shtesë në luftën kundër krimit të organizuar kundër korrupsionit me një historik me të besueshmë dhe të prekshëm sidomos në ndjekjen penale dhe dënime për rastet e nivelit të lartë. Këtu përfshihet edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ku pritet të ketë një veprim më parandalues më të plotë
Pyetje: A jeni i gatshëm për krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet e ardhshme?
Edi Rama: Shqipëria sot qeveriset nga një shumicë që ka mandat për të bërë reforma dhe për të realizuar një proces i integrimit europian që ishte i pashpresë. Bëmë të mundur realizimin e njërit prej zotimeve më ambicioze të 2013. Si mundet që një mandat i tillë të vihet në diskutim për arsye të axhendës politike apo taktikës politike të opozitës