Konferenca Ipeshkvnore Evropiane mbyll siparin këtë të shtunë, nga ku një numër jo i vogël delegatësh nga e gjithë Evropa, zgjodhën Shqipërinë për të zhvilluar të gjitha aktivitetet.

Në përgatitje sinodit të ardhshëm ipeshkvnor, temat që janë diskutuar janë të gjera, përderisa në diskutim ka qenë rinia dhe e ardhmja e saj për thirrjet.

Sipas Dom Gjovalin Simonit, Shqipëria ka shumëçka çfarë t’i ofroj Evropës, ndërsa Shkodra ka tashmë një vit që ka martirët e vetë.

Sipas Simonit, dialogu ndërfetar në Shkodër, kjo e fundit si djep i kulturës ka qenë në fokus të aktiviteteve të zhvilluara edhe në Shkodër. Shkodra sipas tij është simbol i martirizimit.

Pasditen e së premtes u zhvillua edhe një meshë përmbyllëse në kishën e motrave Klarise në Shkodër, e cila u mbajt nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra.

Artikulli paraprakZV.MINISTRI GREK: JEMI AFËR ZGJIDHJES SË PROBLEMEVE PËRFUNDIMTARE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërOBOTI, FRIKË PËR PËRMBYTJE