Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi konferencën shkencore “Kolë Thaçi, shtetar poet” kushtuar figurës së Kolë Thaçit i cili dha një kontribut të shquar në fushën e letërsisë, ekonomisë, drejtësisë dhe gazetarisë.

Pedagogët dhe studiuesit e figurës së Kolë Thaçit që përfunduan projektin “Kontribut me vlerë në fushë të Albanologjisë, Kolë Thaçi” u shprehën se mbetet një prej figurave të rëndësishme të letërsisë shqipe. Kolë Thaçi dha një kontribut edhe në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë teksa arriti të emërohet edhe Ministër i Financave…

Kolë Thaçi lindi në vitin 1886 dhe u nda nga jeta më 17 korrik 1941 duke lënë pas disa vepra të rëndësishme të letërsisë shqipe por edhe një kontribut në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë.

Artikulli paraprakRROK DODAJ MERR DETYRËN E KRYEBASHKIAKUT
Artikulli tjetërKONCERTI I ORKESTRËS FRYMORE