Java e Nefrologjisë, ka mbledhur në Shkodër, mjekë, drejtues të institucioneve dhe Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në qëndër të këtij takimi ka qënë pikërisht evidentimi i të dhenave që lidhen me semundjen e veshkës, por edhe pasojat të cilat vijnë tek pacientët. Ministri i Shëndetësisë Illir Beqaj, ka renditur edhe disa prej pikave që lidhen me evidentimin dhe uljen e të sëmurëve nga kjo sëmundje. Gjatë këtij takimi, Beqaj u ndal edhe tek reformat në shëndetësinë shqiptare. Nga ana tjetër, Beqaj garantoi gjetjen dhe propozimet në kuadër të kësaj conference, do te jene pjese e planit kombëtar të shëndetesisë.