Ambasadori Amerikan Donald Lu kritikoi krerët e bashkive për mënyrën se si i përdorin taksat e qytetarëve. Gjatë konferencës për qeverisjen vendore, diplomati I Shteteve të Bashkuara u shpreh se fondet duhet të përdoren për të mirën e banorëve dhe jo për makina luksoze. Të gjithë të zgjedhurit vendor do të marrin më tepër kompetenca në sajë të reformës së re territorial të decentralizimit të ndërmarrë nga qeveria.

Në fjalën e tij në Konferencën kombëtare të qeverisjes vendore Rama I kërkoi kryetarëve të djathtë bashkëpunim me qeverinë në mënyrë që të përfitojnë nga fondet në të mirë të qytetarëve.  Në fjalën e tij Rama shtoi edhe një fakt tjetër lidhur me reformën e decentralizimit.Ai tha se është reforma më e suksesshme dhe jokonsensuale në aspektin politik sepse konsensusi është bazuar në vlera dhe principet e të mirave që sjell reforma dhe konsesnusi politik nuk ëhstë gjithmonë I nevojshëm. Gjatë 20 viteve sipas tij është imponuar një sistem skandaloz administrimi që ka shkatërruar të gjitha burimet.

Artikulli paraprakBYLIS-VLLAZNIA, HASANI: TË UDHËTOSH BRENDA DITËS SKANDALOZE
Artikulli tjetërKOMISIONI: KONTRATA E STADIUMIT, SHUMË MË PAK SE 20 VITE