Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Arqipeshkëvinë Shkodër – Pult dhe Provincën Françeskane Shqiptare organizuan konferencën përkujtimore në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të studiuesit dhe mësuesit të historisë shqiptare Peter Bartl. Rektorja Suzana Golemi vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të albanologut.
Imzot Angelo Massafra, foli për bashkëpunimet e Peter Bartl me personalitete të njohura të letërsisë si Ernest Koliqi dhe jo vetëm.

Padër Viktor Demaj gjithashtu vlerëson kontributin e albanologut.

Historiani Pëllumb Xhufi riktheu vëmendjen në një nga veprat më të mira të profesorit Peter Bartl.

Gjatë ceremonisë, profesorit të nderuar Peter Bartl iu dha edhe titulli “Profesor Nderi” I universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

Artikulli paraprakRAMA PREMTON RRITJE TË PAGËS MESATARE, PENSIONISTËVE U JEP 5 MIJË LEKË MË SHUMË NË PRILL
Artikulli tjetërAKSI SHKODËR- MJEDË, BANORËT RREZIKOJNË JETËN ÇDO DITË