Në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” në Shkodër u zhvillua konferenca “Së bashku për një botë të ndryshme: Sfida të Ndërhyrjes në Autizëm” ku u prezantuan problematika dhe eksperienca të menaxhimit dhe trajtimit të çrregullimit të spektrit autik në qendrat terapeutike. Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptar” Liri Berisha foli prë problematikat që profesionistët kanë evidentuar vitet e fundit në këtë fushë.
Kryetari I bashkisë Shkodër Bardh Spahia, vuri theksin tek rëndësia e trajtimit të fëmijëve autik.
E pranishme ishte edhe deputetja dhe përfaqësuesja e Komisionit për Punën, Çështjen Sociale dhe të Shëndetësisë Albana Vokshi.
Në këtë konferencë morën pjesë profesionistë të fushës, ndërsa aktiviteti u parapri nga një vizitë në qendrën terapeutike “Harmonia” dhe me një fluturim ndërgjegjësues të fotoreporterit nga ajri Alket Islami