Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës zhvilloi një konferencë ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Shkodra ashtu si i gjithë vendi ndodhet përballë një fluksi turistik shumë më të madh ndaj këto konferenca shkencore synojnë t’i paraprijnë zhvillimeve dhe sfidave në të ardhmen shprehet dekania e fakultetit ekonomik Blerta Dragusha…
Nënkryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka, ish pedagog i fakultetit ekonomik thotë se sfidat për të menaxhuar ardhjen e shumtë të turistëve këtë sezon janë të mëdha dhe kërkohet një angazhim i gjithë aktorëve…
Një peshë të rëndësishme në sektorin e turizmit kanë edhe të rinjtë shprehet ministrja e shtetit për rininë Bora Muzhaqi e cila ishte e pranishme në këtë konferencë shkencore…
Në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm kumtuan edhe disa profesor të njohur të ardhur nga universitete europiane për të dhënë eksperiencat dhe idetë e tyre për sfidat e të ardhmes.