Në 20 vjetorin e rihapjes të Konsullatës së Nderit të Austrisë në Shkodër u zhvillua një konferencë shkencore me temë “Transformime dhe Ndikime në Shqipërinë Veriore 1879-1918”. Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza dekkaroi se kjo konferencë nuk ka tendencë të rishikimit të historisë për të nxitur polemika por për të ndriçuar fakte të reja në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj tha se njohja e historisë në ditët e sotme kur bota po përballet me luftra e konflikte është tejet e rëndësishme.

Zëvendës ambasadori i Austrisë në Shqipëri Martin Schaller tha se e konsideron pozitive faktin që në 20 vjetorin e Konsullatës së Nderit në Shkodër zhvillohet kjo konferencë shkencore.

Konferenca shkencore “Transformime dhe Ndikime në Shqipërinë Veriore 1879-1918” vijoi me referime të akademikëve të njohur shqiptar mbi tezat e faktet historike të asaj periudhe.

Artikulli paraprakMOBILITETI URBAN, QARKU FITON PROJEKTIN
Artikulli tjetërVOTA E DIASPORËS NË ZGJEDHJET E 2025