“Narracioni dhe vizualja në ndërtimin e kujtesës në qytet” është konferenca e zhvilluar nga biblioteka “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës me disa prej studiuesve më të mirë në vend. Studiuesi Xhahid Bushati solli temën “Dialogu ndërfetar, model vlerash, jetese dhe kujtese” ku ndër të tjera i ka bërë një analizë fjalimit të Papa Françeskut gjatë takimit me krerët e feve në Shqipëri.

“Shkodra gjatë shekullit të XIX nepërmjet dokumenteve” historike është tema që solli studiuesja Ilirjana Kaceli e cila ka paraqitur disa relacione të panjohura deri më tani të Ahmet Xhevdet Pashës dhe Ali Emirit.

Një moment interesant është rreziku i shembjes së urës së Bunës në vitin 1861 nga përmbytjet e asaj kohe.

Konferenca “Narracioni dhe vizualja në ndërtimin e kujtesës në qytet” do të vijojë për dy ditë me radhë në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKARKOHET PROKURORI I SHKODRËS
Artikulli tjetërNJË MOSMARRËVESHJE E VOGËL MUND T’IU BËJË TË HUMBNI DURIMIN…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT