Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit, që po mbahet në Kalabri.
Ka qenë vet kreu i shtetit që ka njoftuar përmes një statusi në ‘Facebook’.
“Mirëmëngjes nga Kalabria, nga ky vend i mrekullueshëm, ku sot do të kem kënaqësinë të marr pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit, këtij personaliteti të shquar italian dhe shqiptar. 🇦🇱🇮🇹”, shkruan Meta.